Strehomë Për Sonte Eva Poem by Gent Demi

Strehomë Për Sonte Eva

Ngreji portat e gjijve të tu bujarë
Strehomë për sonte
Mua
Udhëtarin e huaj
Të lagur e të mardhur. Lermë të futem
Të fle
Të fle i qetë
Brenda trupit tënd të ngrohtë, të sigurt
Si zog brenda vezës.
Varmi rrobat mbi zjarr
Shiu dhe lodhja t'u avullojë
Ngrohmi me frymë gishtërinjtë e akullt
Përkëdhelmë me qerpikët e rrumbullakët
Dhe pëshpëritmë pa pushim në vesh.
Bindmë se stuhia mbeti jashtë
Puthmë...
Bindmë se vetëtimat s'kanë punë me mua
As me ty
Dhe puthmë...
Bindi ujqit që ulërijnë tek dera
Se mishi i njeriut nuk haet
(bindmë dhe mua se ujqit u bindën)
Dhe puthmë...
Nëse qaj strukur ndër gjij
Ti puthmë, puthmë, puthmë...
Të tërin më mbështill me buzët e tua

Ngreji gjijtë e tu të butë si porta kështjelle
Të futem brenda sa më parë
Nuk e sheh sa të madh
Sa të tmerrshëm e ka syrin nata?
Briri i saj më ka therrur gjithmonë pas kurrizit
Ndërsa une kam ikur tutje si i marrë.
Sonte
Nuk iki dot më tej
Gjymtyrët më thyhen në çdo hap
Shpirti më kullon nga sytë
Ndaj strehomë për sonte
Mua
Dezertorin e luftës së përbotshme
Strehomë diku në kthinën njerëzore të dashurisë
Ngashërimi im do të më vërë në gjumë
Ngashërimi im do të të lerë pa gjumë

Srtehomë për sonte
Strehomë për sonte në gjinjtë e mëdhenj të dhembshurisë
Eva


1992

Strehomë Për Sonte Eva
Saturday, January 14, 2017
Topic(s) of this poem: poem
POET'S NOTES ABOUT THE POEM
Gjak lulesh,1993
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Gent Demi

Gent Demi

Tirana
Close
Error Success