A.. Poem by Gent Demi

A..

Ana...
Të dua

Në një lot të nxehtë gjaku
Shpërthen trëndafili i shpirtit
Dhe ngjallemi

Është dhimbja jote
Është dhimbja ime
Është…
Shtëpiza jonë në gushën e zogut.

Jemi aq larg sa trembemi në gjumë

Si dy pleq të dashuruar
Na bën te lumtur malli

Të dua Ana


1988

A..
Wednesday, February 2, 2022
Topic(s) of this poem: poem
POET'S NOTES ABOUT THE POEM
Gjak lulesh,1993
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Gent Demi

Gent Demi

Tirana
Close
Error Success