Lojë Me Letra Poem by Gent Demi

Lojë Me Letra

Ky mbret këtu është pa fron
Pa ushtarë, pa luftra
Njeri s'ka vrarë…
Mbret
Pa mbretëri

Kjo mbretëreshë s'ka intriguar kurrë
Nuk ka rojtarë, nuk ka elite
As pasuri nuk ka

Edhe ky princ s'ka shërbëtorë
Të dashura s'i vijnë përreth
Princ
Që kurrë s'do të bëhet mbret

Ndaj i vërtisim kaq ftohtë ndër duar
Pa pyetur në duan apo jo
Unë hedh një mbret
Ti hedh një princ
I merr i fundit e As karro.

1989

Lojë Me Letra
Thursday, February 3, 2022
Topic(s) of this poem: poem
POET'S NOTES ABOUT THE POEM
Gjak lulesh,1993
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Gent Demi

Gent Demi

Tirana
Close
Error Success