Nokturn Poem by Gent Demi

Nokturn

Të mos vrasësh dot një dhimbje
Prej atyre që të vrasin çdo ditë
Por i dërrmuar të shtrihesh
Të flesh
Dhe në s'të zëntë gjumi
Të ngrihesh
Me një dhimbje të re në shpirt
Dhe i tërbuar të marrësh shpirtin tënd në shenjë
Si një send të urryer
Por më pas ta ulësh dorën
I thyer
E me gishtat që të dridhen
Të kapësh shpresën dhe ta rrëkëllesh si një kafe të zezë
Por ta vjellësh pastaj mbi tryezë
I helmatisur
Të shohësh njërën dorë ngelur varur në ëndërr
Dhe këmbën tjetër në dështim vithisur
Pastaj të rikthehesh
Ta lëpish
Të lipësh mëshirë tek dhimbja e parë
Dhe pabesisht ta vrasësh
ta djegësh
ta pjekësh
ta qeshësh
Por më pas të qash mbi të si i marrë
Pastaj të ngrihesh
Të shkosh të blesh një paqetë
Të ndezësh cigaren dhe ta thithësh i qetë
Dhe si vrasës i çmendur rrugëve të bredhësh
Cigaren e shuar
Njëqind herë ta ndezësh...
Me orët e vetmisë
Të luash
Si me një sahat të prishur
Dhe ndër dhëmbë
Të të kërcasin takat e njerëzisë
Në dashuri të përplasesh në krevat të huaj
Dhe pastaj
Paguaj
Dhe pasi t'i kesh bërë të gjitha këto
Vetes në pasqyrë t'i thuash:
S'të njoh...

Nxirrmini sytë
Nuk dua
Të shoh.

1992

Nokturn
Saturday, January 14, 2017
Topic(s) of this poem: poem
POET'S NOTES ABOUT THE POEM
Gjak lulesh,1993
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Gent Demi

Gent Demi

Tirana
Close
Error Success