Bisedë Me Mikun Tim Të Vdekur Poem by Gent Demi

Bisedë Me Mikun Tim Të Vdekur

(Benit)

Atë kujtohet dita e ikjes sate miku im?
Unë s'e kujtoj
Midis së djeshmes dhe së nesërmes
Ekziston një pikë e vdekur.
Përmbi të sotmen kaloj

E sheh këtë këmbanë të madhe, të hekurt?
Na e zuri krejt qiellin mik i dashur,
Por ne u mësuam
Flemë, bëjmë dashuri, bëjme karrierë brenda saj.
(Të qesh a të qaj?)

Ka kohë që s'po gjej dot
Sa bëjnë dy edhe dy miku im
-Gjysëm buke- mu përgjigj fqinji dje
-Një e puthur- më tha e dashura
Po ti mik i heshtur, si thua prej aty ku je?

Ligji noton në bark të peshkut mik i dashur
Të atij peshkut që hëngrëm sot për drekë
(Peshkun thonë se e zënë në det)
Ah, më fal. Ti s'mund të ishe sot në drekë me ne
As Ligjin, as peshkun s'e pe
Apo i pe dhe nuk flet?

Ç'aromë mund të kenë lulet e zeza mik i humbur?
Një lule të zezë mbaj përherë me vete
Prej varrit ta këputa ditën që ike.
Të tilla lule më sollën edhe për ditëlindje

Vërtet, si e festoni ju, të vdekurit, Vitin e Ri atje?
Po ne të gjallëve
Do të na ftoni ndojëherë?
Ç'festë do të qe!

Mik i shtrenjtë
nxirre prej dheut a prej qiellit njërën dorë
të ftoh me të kafkën që më digjet
Ditëve përgjumem
Netëve s'më flihet

Por nejse
E rëndësishmja sidoqoftë qëndron miku im
Me gjthçka mësohemi
Me gjthçka ç'mësohemi.
Mes gjithë atyre humbjeve
Kjo fitore e vetme
Farfurin

1992

Bisedë Me Mikun Tim Të Vdekur
Saturday, January 14, 2017
Topic(s) of this poem: poem
POET'S NOTES ABOUT THE POEM
Gjak lulesh,1993
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Gent Demi

Gent Demi

Tirana
Close
Error Success