Të Ndalesh Një Çast Poem by Gent Demi

Të Ndalesh Një Çast

Sa e lumtur qënka
Të ndalesh prapa një çast
Ndërsa bota, anash teje
Ikën
Turret pas kohës, e rrëmujshme
Si e marrë
Atëherë ti dallon tek të tjerët
Se pse ke jetuar dhe vetë më parë

Sa e tmerrshme qënka
Të ndalesh prapa një çast
Ndërsa bota, anash teje
Ikën
Dhe të lë në një qytet të braktisur
Të errët
Atëherë ti dallon tek vetja
Se pse kanë vdekur më parë
Dhe të tjerët


1988

Të Ndalesh Një Çast
Saturday, January 14, 2017
Topic(s) of this poem: poem
POET'S NOTES ABOUT THE POEM
Gjak lulesh,1993
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Gent Demi

Gent Demi

Tirana
Close
Error Success