Fëmija I Silvës Poem by Gent Demi

Fëmija I Silvës

(nipit tim të porsalindur)

Tani ti qan
Dhe nuk e di se në themelin tonë
Gurët shtyve të zije vend
Kështu na lëvize të gjithëve
Na dhe nga një emër të ri

Tani ti qan
Por më vonë do të mësosh të qeshësh
Të flasësh, të ecësh, të duash…
Por edhe këto nuk ke se si t'i dish
Ky glob i madh
Për ty
S'është veç një gji i rrumbullakët
Ku ti sapo fillon të pish

Pi vogëlush
Dhe të vetmen mënyrë që di
Shpalli botës se linde.

1989

Fëmija I Silvës
Thursday, February 3, 2022
Topic(s) of this poem: poem
POET'S NOTES ABOUT THE POEM
Gjak lulesh,1993
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Gent Demi

Gent Demi

Tirana
Close
Error Success