Ditë-natë, ditë-natë
Ndërrohen udhëtarët në trenin e gjatë
Shpejtësi.
Peizazhe të gjelbra, të kaltra, të murrme lëpihen pas xhamit
Dhe zhduken
Sirena klith. Treni qiellin pret.
Në bark të tij secili prej nesh
Drejt stacionit të vetë.
1988
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem