Veshur I Tëri Në Të Zeza Poem by skender iljaz braka

Veshur I Tëri Në Të Zeza

Tërheqja ndonjëherë është një taktikë e gabuar.
Kur sulmi kacafytet thatsirave paralizuese të shpresës.
Të gjitha shancet një gjeneral i mirë i hedh në planshet.
Një kuptim më të mirë për ti dhënë vetkontrollit, të vërtetës.

Sot asgjë s'mund të përcaktojnë gjeneralët e mendimit.
Ngërçi si orteqet rënë udhës fletës së jetës mbetet i shkruar.
Të pafuqishme hovet, të mbyllura të gjithë shtigjet e zhvillimit.
E vërteta që simbolizon kohën është një fund i papërfunduar.

Endërrat e popujve në ksi lloj ngricash cdo ditë përpihen.
Askush me duar të pastëra kallinjë e misrit nuk zhvesh.
Të humbura në rihumbje nën damkosje të mundimshme digjen.
Pabesueshmëria më e pabesueshme është bërë në çdi sy e vesh.

Popujt nën sëmundje të pashërueshme mbeten t'infektuar.
Nën të njëjtë udhë gjithçaka për të përfunduar.
Epidemit si metastraza përhapen prej fekondimit të pakontrolluar.
Një grusht zotash grindenpër kapitalen si qëntë që natës angullinë.

Skamja ngado mbulon dritën e shikimit.
Gjithkush rri mendon me kokën mbështetur mbi duar.
Fytyra që shprehin pasigurinë nën flakë kandili dridhen.
Nën djersë të ftohta, belbëzimet vinë duke u shuar.

C'mëkat mëkatohet syve të çiltër me ngjyrime pafajësie.
Në ç'përjetësi akullsitë e mbijetesë fshihen e flenë?
Nën këmbë urash të thyera zotat për kapitale grinden e shquhen
Si qëntë e uritur që mesnatës së frikshëme kacafyten e angullinë.

Askush s'mund të thotë se kur do të ulet sipari i kësaj tragjedie


Me bindje shprehem se askujt ndër mënd s'i kish shkuar.
Se endërrat e nëntëdhjetës prej ksi ngricash do përpiheshin.
Me të tjera epidemira sëmundjesh të pashërueshme infektuar.
Të rihumbura në rihumbje nën shënjëzime mundimesh do digjeshin.

Askush s'mund të thotë se kur do të ulet sipari i kësaj tragjedie.
me duar të pastëra sot botën nuk drejton.
Këmbadoras zvarritur në të pamëshirshmen kohë.
Të nesërmen e frikshëme pushtetet veç bekojnë.
Kështu thonë do të ulet sipari i kësaj tragjedie.
Nën forcën e dhunimitkrimi gjithomonë lulëzon.

Saturday, July 5, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success