Lagja Ime E Vjeter Poem by skender iljaz braka

Lagja Ime E Vjeter

LAGJJA IME E VJETËR

Lagjja ku banoj, është ndër më të varfërat e qytetit.
Dikur mbuluar ish prej ujërave të kripura kënetore.
Këmbëzbathur varfëria përshkonte ngado ftohtësinë
dhe skamja, tërë babëzitje, gojët e uritura kafshonte.

Nën rrëbeshe shtrëngatash digjej botë e vogël e lagjes.
Koha interesin humiste prej shpresash zhgënjyer.
E mashtruara dritë nxitonte pas errësirës së natës.
Muzgjet na zinin dhe na linin mbi rrogoz të shqyer.

Në zemër të kufomave më së miri njohëm dhimbjen,
nën sakrifica të përjetshme fatet e vdekura përcillnim,
nën lotët e gjakut fuqishëm na rrëzohej e ngrihej jeta.
Rrugëve të pafundme humbisnin shpresat e tretura.

Dhe pse çdo ditë rrënimin e trupit parreshtur kemi ndier,
kurrë s'e vuajtëm mospërfilljen dhe nemitjen e kujtesës.
Në lagjen tonë të varfër kish dashuri të pastër, kurdoherë.
Një frymë mirëkuptimi kish, me aromën e luleve të verës.

Tuesday, July 22, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success