Sa Here Me Ke Lenduar Ti Ndergjegja Ime. Poem by skender iljaz braka

Sa Here Me Ke Lenduar Ti Ndergjegja Ime.

Sa herë më ke lënduar ti ndërgjegja ime,
kur i tëri më është dashur të jepem pas së mirës.
Sa herë me të vërtetat e tua të papërkulshme
më ke pushtuar e mes krahësh më ke mbledhur,
Me këmbën tënde të sigurt e të padridhur,
mes gjoksit të gozhduar më ke shkelur.

Shpesh me përgjërime tw jam lutur, tw jam falur.
- Mos më vrit! - të kam thwnë.- Mos më vrit!
Por ti pamëshirshëm nwn vete më ke përmbysur.
E duart si Pilati ke larë në shpirtin tim të përgjakur.

Mes skërfitjesh të vajtueshme për pak dritë
mundimshëm si dreri i plagosur të jam zvarritur.
Dhe me mendimin tim prej poeti rrebel,
mes lotësh të përmotshëm të jam përpëlitur.

Sa herë kam shkuar përtej gjërave të pamundshëme.
Ti ditëve më sundoje me artin e pwrbotshwm tw …
Ndwrsa netëve më lije të kuvendoja me vetveten.

Mbi tehun e mprehtë të kufirit të tingujve.
Shumë herë më lëshove, se vëtrtetë përherë,
si para një dite, më deshe diçka më shumë.

Mbi tërbimet e ethshme të shfarosjes,
me ty përsëri kam fituar.
E prej ëndërash të frikshëme, të kobshme,
po me ty jam zgjuar dhe kam vrapuar.

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success