Braktisja Vinte Nga Mjerimi Poem by skender iljaz braka

Braktisja Vinte Nga Mjerimi

Erdha me frymën e ëngjëllit të mbirë prej fundit të dheut,
kur degët e palmës së vetmuar përplaseshin me rënkime.
Me një frymë drejtë teje vrapova për të qënë i përkushtuar.
Mbushur me polem dashurie ishte shportë e zemrës sime.

E stuhishme binte nata mbi leshrat e tu të mëndafshtë.
Ti më prisje mes shtullungave të muzgut të largëm.
Me thëngjinjë të ndezur prrushi ishin sytë e tu të afshtë.
Na vinte nga deti nata me heshtjen e horizontit të paqtëm.

Asgjë nuk thamë, vetëm diçka lamë në atë breg kaltërosh.
Një mërmërimë të humbur në botën e shpirtrave të etur.
Në ikjen e tyre, vargjet e poezisë një hapsirë aty lan bosh.
Ca fragmente enigmash që shushurinin muzgut të heshtur.

Braktisja nga mjerimi na erdhi e dashur, që kurre më s'u pamë.
Humbur një lumi të turbullt mes grykë- malesh të errëtuara.
Kaq larg i mbetëm kohës si dy shkëmbenjë prej dallgësh coptuar.
Si dy planete, që galaktikës prej së largu i puthen të dashuruara.

Wednesday, May 28, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success