Ti Jeta Ime Poem by Erlet Shaqe

Ti Jeta Ime

Rating: 5.0

Ti je ajo që më sjell gëzimin tim, në jetë çdo ditë,
Me rrezatim të qeshur me shkëlqim,
Kujtime të ngelura brenda në zemrën time,
Dhe në këtë vend kanë për të qëndruar pa pendime,
Kjo lidhja e veçantë e një dashurie të sinqertë,
Që ekziston mes teje dhe meje,
Ti je balsami i trupit tim,
Ti je muzika e shpirtit tim,
Ti je pasioni më i ëmbël,
Vetëm mos harro se do të dua gjithmonë,
Nëse je larg apo afër,
Unë gjithmonë do jem atje vërtetë,
Sepse shpirti im të mban gjithmonë në kujtesë,

Duke mbajtur këto mendime për ty,
Me zemrën tënde të artë,
Një vend kaq i fortë dhe i thellë, që ka besim të shenjtë,
Je rrahja e zëmrës sime,
Dhe forca që me bën të eci përpara,
Ti je e vetmja dashuri e vetmja e vërtetë,
Ti je shpresa dhe magjia që kurrë nuk do vdesë,
Ti je përgjigja e të gjitha lutjeve të mia,
Ti je njeriu perfekt i ëndrrave në këtë jetë,
Që doli që ishte vërtet se në çdo rrahje të zemrës sime,
Ishe ti, , , jetë.

READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success