Endrra Poem by Erlet Shaqe

Endrra

Rating: 5.0

Në buzë të ëndrrave të mia shoh fytyrën tënde,
Një shpirt binjak kur ne ndajmë të njëjtin shikim,
Buzë një mali mbaj frymëmarrjen time,
Duke ndjerë prekjen e gishtave të tu..në gojën time të thatë,
Nën hijen e ëndrrave të mia, kam shijen e buzëve të tua,
Butësi si një shi i ngrohtë që shkrin dheun e thatë,
Buzë një mali zëmra ime ngadalëson,
Ndajmë çdo frymëmarrje tonën...të dy zemrave të papërmbajtura,
Në thellësinë e ëndrrave të mia ndjej prekjet e tua,
Pafrymë...nga ngrohtësia e trupit tënd,
Buzë një mali hap sytë e mi,
Shoh re në ndjenjat e mia...në brendësi,
Në buzë të ëndrrave të mia, është vendi ku dua të qëndroj,
Është atje...në krahët e mi dua të mbaj përgjithmonë,
Buzë një mali do të mbetem pafrymë,
Për mua...s’do të gjendet askund si dashuria jonë,
A do jesh gjithmonë buzë ëndrrave të mia?
A do më takosh buzë një mali?
Do të jem për ty...gjithmonë.

READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success