Mundesia E Fundit Poem by Erlet Shaqe

Mundesia E Fundit

Rating: 5.0

Sa shumë nga vetja ime, për vetëm një ditë më shumë,
Vetëm një çast të tregoj që dashuria ime gjithmonë do qëndrojë,
Sa shumë lot çdo natë për vetëm një çast,
Vetëm një mundësi që të bëj timen përgjithmonë,

Sa shumë dhimbje zëmre, për vetëm një puthje,
Vetëm një mundësi që ta shijoj atë deri në pafundësi,
Sa shumë zëmra ime po kërkon një mundësi,
Vetëm një mundësi që jeta jote të jetë e lumtur ashtu si do ti,

Sa shumë do doja të përqafoja një çast,
Vetëm një çast përqafuar dhe të mbaja në zëmrën time të paharruar,
Sa shume do doja një prekje të vetme,
Vetëm një çast, se për mua je i vetmi ilaç,

Sa shume thirrje nga zemra dalin çdo natë,
Vetëm një mundësi që të jem afër teje prapë,
Sa shumë zemra ime do donte një shenjë,
Vetëm pak rrezatim për dashurinë si hënë,

Sa shumë dashuria ime kërkon një mundësi,
Për kërcimin tonë që zgjat deri në agim,
Sa shume dashuria ime ndihet e realizuar,
Përgjithmonë është e jona për ta ndarë dhe për ta shijuar.

READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success