Puthje Poem by Erlet Shaqe

Puthje

Rating: 5.0

Ti u përkule dhe më puthe,
Unë nuk ndjeva më gjunjët e mi,
Ti u përkule dhe më puthe,
Unë nuk munda të flas dot përsëri,
Ti u përkule dhe më puthe,
Me pasion që rridhte si shi,
Ti u përkule dhe më puthe,
Si çdo shkëndijë që rrezaton tek ti,
Ti u përkule dhe më puthe,
Me një prekje të lehtë me ëmbëlsi,
Ti u përkule dhe më puthe,
Një puthje që e dua përsëri,
Ti u përkule dhe më puthe,
I sigurte që të putha dhe unë tek ti,
Ti u përkule dhe më puthe,
Dhe çdo puthje tek ne kishte zjarr të ri,
Ti u përkule dhe më puthe,
Por ti më le të prisja në vazhdimësi,
Ti u përkule dhe më puthe,
Zemër të lutem më puth përsëri!

READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success