Si Nje Lis I Djegur Poem by skender iljaz braka

Si Nje Lis I Djegur

Në detin e ngrirë të mendimeve të mia.
Prej vitesh vazhdon t'më endet hija e trishtimit.
Shpirtit më mblidhen si një grumbull hedhurinash.
Të panumërtat dilema, të çorientuara ekuilibrit.
Nën përgjërime e lutje nënash humbas i helmuar.
Si trumbcaku i grunajës, i pashmanguri i fluturimit.
Në hapsira vuajtjesh rënkoj,
e përgjithmonë rrugëtoj duke medituar.
Kështu i mbeta viteve të mia,
si më i binduri ushtar i skalionit të pare të sakrifilimit.
Cdo ditë duke jetuar anormalitetin brënda anormales.
U bëra përçues i ideve, që varrosen e përçmohen.
Me bindjen për të arritur atje ku asnjëher nuk arrihet.
Por që vetëm padrejtësisht prej padrejtësë ndëshkohen.
Mes kërcënimesh kam vrapuar si dallgë shpërthyese.
Shkretëtirës së vizionit pa iu përulur nënshtrimit.
Si lis i djegur kam mbetur mbi ca rreshta poezie.
Më i palodhuri luftërar i luftës për lirinë e mendimit.

Sunday, July 13, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success