Jemi Të Rinj… Poem by Mihal Zallari

Jemi Të Rinj…

Jemi të rinj, jemi të ra
Dhe jetën lart e çmojmë
Porse në botë përmbi gjithçka
Lirinë dashurojmë

Të lir, në mal, të lir' në fush'
Të lir' përgjithëmonë
Veçanërisht jemi të lir'
Këtu në kraharorin tonë.

Mjaft gjer më sot kryet në re
Më s'duam të ëndërrojmë
Jetën siç ësht' përzëmërsisht
Në sy ne e shikojmë

Jemi të rinj, jemi të ra
Dhe jetën lart e çmojmë
Porse në botë përmbi gjithçka
Lirinë dashurojmë.

COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Mihal Zallari

Mihal Zallari

Frashër
Close
Error Success