Dokeret E Qytetit Tim Poem by skender iljaz braka

Dokeret E Qytetit Tim

Duke punuar çdo ditë i shoh dokerët
në portin e qytetit tim.
Supeve dhe krahtë ngarkesave të rënda mbërthyer
....gjer në muzgun e zi,
prej erës së gjelbërt të korrikut flladitur.
Bashkë me ulërimën e tyre që djeg e përvëlon.

Padronët, me makina luksoze shkojn për të shëtitur,
Të gjorët dokerë..
djerën e trupit të tyre lëpijën
Si buajt nën diellin që shkon duke zhuritur.

Deti i plakur dergjet i lodhur në mol.
Në degë të thara pishash
dhe majë elektrovixhash
era e trishtuar fle dhe rënkon.
Unë me gjithe fuqitë e shpirtit ulëras:
Dokerë, djersa juaj detit i dha ngjyrën e gjakut! .
Ç’urrejtje dhe ç’britmë më fal
Gjemia që ikën, ikën, ikën.
Ujërat e trazuara me uturimë shurdhuese,
duke lëruar.

Doker të portit të qytetit tim
Ju këtij moli të rrënuar i mbetët
midis jetës dhe vdekjes me trupin krrusur, sfilitur.
Krrusur mbi dallë dhe mbi re agimit të mahnitshëm.
Vet vdekjen veshur me petkun e pastorit,
duke përqeshur.

Shëtisin, pushimet verore pronarët tuaj
Kalojnë në Dubai, në Anguilla, Fernando de Noronha
Në Florida shëtisin.
Ju qiejt puthni nën diellin e zhuritur.

Tuesday, July 7, 2015
Topic(s) of this poem: love and life
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success