Dashuri E Përflakur. Poem by skender iljaz braka

Dashuri E Përflakur.

Trandafil jetëdhenës je
për shpirtat e plagosur.
Pulëbardhë e bukur,
ulur mbi zëmrat e lënduara.
Perëndimet me lot dhimbjesh ke përgjakur.
Me magjinë tënde – sinfoni,
që shekujsh fuqishëm ka ushtuar.

Dashuri e përflakur,
Për mua je vet jeta,
je drita më e pastër.
je rrezja që më ngroh
dhe zbardhëllon agimin.
Ti je kënga e ditëve të mija.
Je uragani i hovit të pandalur.

Me ty jam ëndërra e së nesëmes.
Bukuria e lules së porsaçelur.
Me ty jam gjelbërimi.
Aroma e mbrëmjes së pranverës.

Thursday, May 29, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success