Rizgjim Ndergjegjesh..... Poem by skender iljaz braka

Rizgjim Ndergjegjesh.....

Rizgjim ndergjegjesh.....


Tek nje varrezë e vetmuar stepem nën pendim.
Me shikimin e diellit zhbiroj thellë nën k'të varr.
Mes ulërimash të tmerruara, që vetveten kanosin.
Kam ardhur të çvarros kufomen e ndergjegjes së vrarë.
Në një shesh publik, ndër më të madhin t'a vendos.
Përpara syrit të të gjithëve, diçka për t'rikujtuar.
Se dikur bashkjetonim e më së miri përpjestoheshim.
Sot prej mungesës së saj, miljona dëme shkaktuar.
Ne te perditeshmen udhë, te shkelur prej mundimit
Nën dallgëzime jehonash prej minareve shurdhuese.
Pëpara kryqeve te përthyer prej efektit të mos pendimit.
Dishepujt predikojne genin e forces së arsyes verbuese.
Perhitur si gumë deti qëndron shpirt robëruar.
Rikthyer prej ferrit, përmes qindëra poshtërimeve.
Për të vërtetat e çnderuar më rrëfen si e ngratë.
Rrënqethur prej plagësh në një trup të sakatuar.
E ringjalla ndërgjegjen, shtyrë prej motivesh jetike.
Prej besimit të kercenuar nën dinakërinë e mashtrimit
Ropatur në kohe mes se padukeshmes se përditëshme.
Brejtjet e ndërgjegjes, të zhdukura mbetur prej trishtimit.
Në kët'botë shtazarake, mbërthyer nën darët e krizës.
Ku të jashtëzakonshmet shndërrohen në ngjarje ditore.
Nën mungesën e vazhdueshme të respektit për jetën.
Njerëzimi vet jetën ka shnderruar në godinë piramidash djallëzore.
Kurajoz gjatë jetës ngaherë siç kam qënë.
Të vërtetat drejtë syve kam parë përtej mëshirës.
Në apel ndërgjegjen time kam thirrur shpesh here.
Për gjykime të rrepta, nën përvijim të arsyes.

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success