Perjetesisht Poem by Erlet Shaqe

Perjetesisht

Rating: 5.0

Kjo është shkruar me gjakun tim,
E mbyllur me një puthje të përjetshme,
Për një dashuri që për mua është shumë e hershme,
E cila djeg shpirtin tim,
Për një dashuri që ka humbur rrugen,
Ashtu si zemra ime ka kujtime,
Me keqardhje dhe hidhërime,
Për të djeshmen dhe të tashmen,
Për njeriun që dua,
Si zemra ime që ndodhet në agoni,
Si beteja e humbur në ëndrrat e mia,
Asnjë horizont nuk ekziston për mua,
Për këtë zemër që ka derdhur shumë trishtime,
Për të djeshmen dhe të sotmen,
Unë thjesht nuk gjej rrugë për këto hije, që të zbehen
Dhe arsyeja është, se janë kyçur në zemrën time,
Thellë brenda meje i gjithë gëzimi i kaluar,
Do jetë aty brenda duke u përjetuar.

READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success