Pendimi…. Poem by skender iljaz braka

Pendimi….

M'a fal ti gabimin!
Dikur e dashur rënd të lëndova.
Të solla makthin si dhuratë të pakëndëshme
dhe netëve pa dashur t'a shtova pagjumesinë.
Si pikë e ujit shkëmbin, zemren t'a coptova.
Në mijëra kristale t'a thërrmova dashurinë.

Ma fal ti gabimin!
E dashur, ti më fal!
Unë jam fytyrë, që skuqem në gabime.
Unë jam syri, që dridhet si një tingull.
Unë jam zemra, që gjunjëzohet nën përgjërime.
Unë jam shpirti, që tretet nëpër mjegull.

Ma fal gabimin! ,
E dashur ti, me fal!
Me ujë burimi mëkatet do t'i laj.
Buzet do t'i ngroh me dëborën në mal
Në thellësi oqeanesh pafundesisht do të zhytem.
Tek ty për tu rikthyer dhe një herë si kristal

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success