Kujtome Nje Çast Poem by skender iljaz braka

Kujtome Nje Çast

Tani larg kam shkuar në një botë pa diell.
Endacak i lodhur me pak fjalë memece.
Një vetëtimë e beftë më vrau,
verbuar më hodhi në një rrjetë shumëfijëshe.
Në mijëra copëza të padukshëme ma thërrmoi
këtë jetë grindavece.

E di, dhe ti shumë ke vuajtur pas kësaj.
Dhe shpresa e pashuar të ka mbajtur gjallë.
E di, që një fjalë mallkimi
për mua kurrë se ke lëshuar.
Se ti vuajtjen e ke shtypur
si mishërat e athët nën dhëmballë.

Të falur të kërkoj me të vetmin lot në sy.
Që dielli se e ndriçoi e guri dot se theu.
C'ka mbeti prej meje në shpirtin tënd ësht thyer.
Siç thyeht prej belit një plisë i rëndë dheu.

Harrom e dashur si ëndërra e një mëngjesi.
Por një çast kujtomë me sytë e tu ëmbëlak.
Të lutem mos ngurro një ditë dimërit vonë.
Derën t'ia hapësh të përthinjurit plak.

Kujtomë dhe kur përjetësisht
natë e akullt t'më ketë rënë.
E nëse qiellit ngjitem si më i shuari yll.
E di se për ty një burrë i padenjë kam qënë.
Një copë kamë e pabindur kam qënë,
që s'di të futet në myll.

Tuesday, July 22, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success