Indiferentizem Ekstrem Poem by skender iljaz braka

Indiferentizem Ekstrem

Indiferentizem ekstrem….

Ngadalë shkojnë makinat me emblemën "kfor".
Makina të gjelbërta me ushtarë të gjelbër,
që armët e frikëshme shtrëngojnë në duar.
Prej fytyrave tona indiferente,
të habitur ndihen çuditërisht,
Në mimikat e tyre lexoj ngatërrimi
me një destinacion tjetër.
Vetëm një dridhje qerpiku flet me mua miqësisht
si përgënjeshtrim i harruar, i fjetur
dhe ditët e njollosura me gjak, pas kanë mbetur
nën duartrokitjen e një llozheje të vetmuar.
Nën qetësinë e ditës vështroj një ushtar,
Fëmija përpara ushtarit bënë veç 'pau, pau'
pa e prishur prej syrit të vogël shikimin.
Në rrugë ngadalë shkojnë makinat me emblemën "kfor".
Në rrugë shkojnë ngadalë,
sikur të vinin prej ndonjë planeti tjetër.

Thursday, July 10, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success