Herët Ose Vonë Poem by skender iljaz braka

Herët Ose Vonë

Shikimin përqëndroj tej ca skajeve të kristalt.
Shtangur përpara një porte të heshtur, të blinduar.
Atje ku kam pritur prej shekujsh të trokas.
Prej varrit i ngritur i përbaltur, i dërrmuar.

Nuk di sa do më duhet të grindem me vetveten.
I papërmbajtur fuqishëm të këlthas, të rrebelohem.
Nuk di sa do t’më duhet të pres tek ky prag.
Përmes pluhurit i zhgënjyer, lirisë t’i përbetohem.

Herët ose vonë, një furtunë malore
do t’ma tres përgjumjen dimërore.
Për t’më çuar atje, ku flakët e urrejtjes duhen shuar.
Atje ku frymë e paqes, një pishtar lirie do të ndez.
Mbi damkime të shëmtuara hakmarrja do të bjerë.
Si një shpatë shpagimtare, e hekurt, e pa deformuar.

Herët ose vonë,
kur vet përbindëshi ta kuptoj se s’është triumfator.
Dhe djalli të mos përbetohet më si ëngjëll në altar.
Atëherë një frymim dashurie do të rigoj mbi univers.
Trungu i that i mjerimit me injorancën do të digjet
përmes flakësh të ndezura në llahtar.

Herët ose vonë…
Një vogëlush s’do të endet udhëve me sy të vrarë.
Hendeqeve kufoma të humbura prostitutash s’do të ket.
Askush s’do të guxoj që mbi popuj të diktoj si një Çezar.
Veç ligji për të gjithë i barabart, të thërras: Unë jam mbret!

Herët ose vonë…

Thursday, May 29, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success