Emigrimi Poem by skender iljaz braka

Emigrimi

Emigrimi

Nuk jemi më shumë se një grusht,
që presim për tu nisur.
Një grusht i hallakatur njerëzish.
A thua se drejt asgjës do të nisemi.
Dhe udha nga prej kemi ardhur
ka kaluar nga hiçi.
Pë nisjen e shumpritur presim,
pa e ditur se do të mbrrim një ditë.

Eshtë frika në fytyrë, gjithë ç'na ka mbetur.
Eshtë një psherëtim e fikur buzeve që ka ngrirë.
Vetëm ca pika djerse mbulojnë ballin e gjërë.
Dhe një vështrim i trëmbur, si vetëtimë.

Të gjithë presim orën e nisjes...
si atleti startimin në pistën e tij.
Nisja jonë paska qënë një infinit...

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success