Të Dua E Dashur Poem by skender iljaz braka

Të Dua E Dashur

Unë të dua e dashur.
Pa ty ditët, më bëhen më të shkurtëra.
Të vegjël më bëhen tragetet, trenat, urbanët.
Më të vogëla më bëhen pistat,
ku ulen e ngrihen për fluturim avjonët.
Pa ty mendimet më fluturojnë
si zogjtë e shtegëtimeve të largëta.
Luginave të gjelbërta më bien si mjagulla,
me përgjumjen e gjetheve të plakura.

Unë të dua e dashur.
Me furinë e stuhive të marrosura
ditëve të akullta të dhjetorit, të dua.
Kur prej mallit në dysh më thyehet urrejtja.
Përsëri të dua, se s'mundem të largoj.
Të dua dhe kur ty të mpihet buzëqeshja.
dhe zëri yt më ngjason me këngët e djegura.
Të dua më shumë se pikëllimi tulipanit
dhe loti i blirit të tharë kur vjeshton,
rrënqethur gjer në palcë nga dhimbja.

Thursday, May 29, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success