Letër tim biri.
Kënaqu rrezes së diellit biri im.
Kënaqu pikëzës së shiut,
fërshëllimës së athët të erës.
Kënaqu valës së bukur të detit
dhe aromës së blirit.
Pranoje në ball bulëzën e bukur të djersës.
Dhe etjen e buzës prej zhegut pranoje.
Vetëm njerëzit...
njerëzit kurrë mos mendo ti përbuzësh.
Dhe atij që vrëngër nëse i ndodh të të vështroj,
zgjati dorën e ndershme të mirësjelljes..
Kënaqu bir prej prurjeve të bukura tw jetës...
………..
Qershor 1998
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem