Një magji të paimagjinueshme
më imponoi mbrëm nata.
Veten të zhbëja shpejt e shpejt.
Me njërën dorë të vidhisja universin.
Me tjetrën një satelit të rrëmbeja
prej të madhit Jupiter.
Dikush më imponoj të harroja identitetin,
nderin, gjakun dhe besën.
Gjithçka njerëzore që kam,
të cilën si Noja në një varkë do ti merrja,
për ti shpëtuar kaosit të planetit të zhbër.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem