Tu Ktheva, O Det Poem by skender iljaz braka

Tu Ktheva, O Det

TU KTHEVA, O DET.....

Udhëve të botës ngado ku u enda.
Shkumën e duarve të tua të kaltëra
dhe imazhin e valëve muzgjeve të vona,
me lot mergimi prej mallit tënd i njoma.

Vij për të fjetur në shtratin e gurëve të tu.
Në buzët e djegura që zjarrmojnë në përvëlim,
pranë koraleve të zvetënuara dhe rërën e njomë.
Me mall të vij, o det, si ylli i heshtur pa shkeqim.

E ndjeva zërin tënd, psherëtimë të trishtuar,
si nëna që ndjen rënkimin e birit në djep.
Petalet e bregut dhe rërën ku kam shkruar.
" Përjetësish të dua, o i shtrnjti, deti im."

Me veshje të vjetra emigrant të rropatur.
T'u ktheva i lodhur prej mallit të marrë.
Një mal me të fshehta të përvuajtura ngarkuar.
Të solla dhuratë kësaj nate të bardhë.

Jam kthyer djalosh, i heshtur, i menduar.
Të gjej perseri gjithçka që kam të shtrenjt.
Perkedhelit e tua, që shumë më kanë munguar
Dhe thellesitë e kristalta ku ngula rrënjët thellë.

Monday, July 21, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success