Ndjenje E Dashuruar Poem by Ervin Hatibi

Ndjenje E Dashuruar

Me ndjenjat jam ulur ne dhome e bisedoj
ato jane dashuruar me ty, une nuk i besoj
Me hir trendafilash dimri, qe celin mbi re,
te krahasojne
si harqe ylberesh hutuar
rreth flokeve te tu duan te qendrojne

Mbi udhet e fletes sime fillojne te vrapojne
dhe tingujt nga pas po i ndjekin
une per nje cast ndaloj
te gjithe me shikojne dhe nisin e presin
u them po shkoj, hej ta takoj

Nga duart e henes te marr,nga yjet e ftohte
mbi krahet e mia te mbaj, nga endrrat te mbroj
Rreth teje ndjenjat e mia dhe tingujt e lashte
njeherazi thone
ky djale qe ju shihni prane ka shekuj me radhe
qe po ju kerkon

Harrohemi ne brigje prekjesh,ne kenge vetetimash
ne dete te arte buzeqeshjesh
ecin mbi perla vargjesh, ne maja te lira
ku vetem nje ze eshte degjuar,
heeej, heeeej jam dashuruar...

COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success