Në Rrethin E Hënës. Poem by skender iljaz braka

Në Rrethin E Hënës.

Mbi harkun e pathyeshëm të dashurisë më ngjite.
Mbi një lis të motshëm mbir shkëmbit të plakur.
Aty ku çertifikuam të parin takim të përjetshëm.
Dëshmimtare na u bë e bukura mbrëmja e përflakur.

Na u bë ky gur dhe ky shkëmb i pathërrmuar.
Ca lule jargavani, që bleronin mbanë lëndinës.
Rrjedha gjarpëroshe e lumit valë shkumëzuar.
Cicërima e një zogu që dridhej majë dëllinjës.

Nën syrin tënd të djegur prej zjarresh përvëluar.
Mes avujve të nxehtë i humbisja larg eterit.
Brënda meje ti digjje zjarrin tënd të pashuar.
Parajsa jonë ish honi I zvarranikëve të ferrit.

Gjithçka që prej asaj periudhe sot është harruar.
Prej ca rrufeshë që papritmas qiellit gjarpëruan.
Në rrethin e hënës së dashuris sime të vdekur.
Të bardhin trandafil sërish po shoh të gjelberuar.

E humbura parajsë do të shëmbëllej me një grirore.
Kur të rikthehesh pas vitesh me zëmrën tënde në dorë.
Në rrethin e unazës ku të ndriçuara lam agimet hënore.
Me hirin e ledhatimeve mbuluam këngët e përjetshme.

Wednesday, July 9, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success