Për të njëqindin vit radhazi ne përsëri
zbresim me gjysmë fytyrë të hequr,
me gjysmë zëmre të thyer,
me gjysmë trupi të djegur.
Kështu vijmë, si vargëmalet flakë derdhur,
tek ky prrush i zëmrës tënde toka jonë e vdekur.
Zbresim aty ku fshihet e rënkon emëri yt,
zbukuruar prej lulesh që kurrë nuk u thanë.
Zbresim si fëmija i uritur me buzë të plasaritura,
që gishtërinjtë e tij të palarë lëpinë duke qarë.
Zbresim si ujërat e nxira e të pashkumëzuar të
maleve, mbërthyer prej makthit të përjashtimit.
Trëmbur prej fatit të gozhduar bregut të shkëmbenjtë.
Tkurrur prej ndjenjës së fajësis së vetëdënimit.
Ti sot je aneja shamizezë e zë shurdhër Vlora ime.
Je lokja xhokegrisur me fytyrë të përhumbur.
Je Ija këmbëzbathur, prej motit të keq fshikëllues.
Je dada fytyrë tretur si shkumësi zbardhëllues.
Nënokja lëkurë regjur e sy ngrirë prej mijëra lotësh.
Nëna, buzpërvëluar, që në gjoksin e rrashtët
ke mbledhur mirësitë dhe gjithë dashuritë e botës.
Zbresim ne sot në sheshin tënd të madh…
Aty ku dorën shtrim dhe bëm një betim.
- Mëmëdheu është i yni.
Jashtë të shporrim robërinë.
Ja të vdesim, ja të rrojmë për Shqipërinë!
Në "Sheshin e Flamurit", në të vetëmen gjë heroike.
Zbresim sot ne të ngriturit prej zëmërës së errësirës.
Ne qënë emër të lirisë u derdhur në zëmër të flakëve.
Ne që ramë e u shkrumbuam në zëmër të zjarreve.
Për të njëqindin vit radhazi ne vijmë e zbresim.
Kordhëtar me këto imazhe të zhgënjyera jete mbetur.
Gjithë të ndotur në përgjumje, prej fantazmash të përndjekur.
Kështu vijmë, si vargëmalet flakë derdhur,
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem