Varrosur Nën Gërmadhat E Tua, Poem by skender iljaz braka

Varrosur Nën Gërmadhat E Tua,

Varrosur nën gërmadhat e tua,

Qyteti im i madhërishëm,
nokturn i endërrave të mia gjymtyrë prera,
pa detin asnjëherë s'të kam kuptuar.
S'të kam kuptuar pa amfiteatrin antik
dhe muret e tu prej guri të latuar....

Ditët e tua të mundimëshme
kur me valët mërmërisje ledhatuar,
u bënë klithmat e para të poezisë sime,
që me shpirtin e zemrës t'a kam kënduar.

Varrosur nën gërmadhaat e tua,
mbetur janë psheretimat e mia,
prej dhimbjesh lënguar.
Mbi llerë si foshnje mbajtur të kam patur,
sa herë që trupin tënd kanë lënduar.

Nën bedenat e Torrës Ilire,
përgjumur flenë me heshtjen e shpatave
dhe këngët e dashurive të mohuara.
Ti kurrë nuk do të vdesësh qyteti im.
Në zemër të netëve të tua kam ndezur poezinë
dhe mallin tend të pashuar.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success