Trungu Im I Hershem Poem by skender iljaz braka

Trungu Im I Hershem

Trungu im i hershëm
I hershëmi trungu im, shkon deri në lashtësi.
Me jehonë lahute rrënjët ka vaditur.
Dhe vallja e shpatave shtatit i dha forcë.
Mbi shkëmb e gurë flamurin mbajti ngritur.
I hershëmi trungu im, binjak me historinë.
Supet e rënduar përlyer ka me gjak.
Me legjenda kreshnikesh e ngriti lavdinë,
Shekujsh i përzhitur nëpër tym dhe flakë.
I hershemi trungu im, aureolë e madhëstisë.
Me sytë e dhimbjes kohërat ka zhbiruar.
Muzgjeve ka ecur krenar drejtë lirisë.
Me jetën dhe diellin përjetësish i dashuruar.

Monday, July 21, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success