Tregu I Madh I Jetës… Poem by skender iljaz braka

Tregu I Madh I Jetës…

Jeta, treg i pafundëm që përherë na afron oferta të reja.
Të etur zgjasim duart për të rrëmbyer ç'të mundim.
Vjen një ditë që ky treg na largohet e syve na zbehet,
si lulet që vjeshta zverdh e gjethet i rrëzon me trishtim.
Kohë pas kohe prej shumë gjërash tregu na privon.
Ambicjet e çastit vetvetiu na largohen, të rejat lindin
si shpërthimi i gjelbërimit në lëndinë.
Pakuptueshëm na rizgjohet forca magjike e çdo fillimi.
Shkëlqimi i ditëve nuk mund të zgjas pafundësisht.
Ndaj në çdo moshë për sfida të reja jetës i përgatitemi.
Të bindur me zemërat e ndezura frontit t'i hidhemi.
Në luftëra të tjera të mësymë me të tjera ndjenja.
Përpjekjeve të ashpëra të mos tërhiqemi apo të thyhemi.
Rob të përhershëm do t'i mbetemi tregut - jetë.
Gjer çastit kur të dëgjojmë tingëllimën e orës së vdekjes.
Dhe fjala e fundit që do të themi do të jet:
- Lamtumirë ti treg i pafund!
Shtrirë nën rrënjët e barit të but ku do të prehemi.

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success