Ti Vije Si Orfikane Poem by skender iljaz braka

Ti Vije Si Orfikane

Ti vije si një Orfikane..........


Ashtu siç ishe e hijeshme dhe e vetme.
Siç të mbaja mend dikur të papenguar.
Larguar prej qytetit të zhurmshëm kaotik.
Thepash të natës kishe nisur për t'më kërkuar.

Në një stacion trami ëndrrat kisha lënë.
Që prej ditës kur prej marrëzisë të braktisa
dhe të humba si një copë ashkëlë e thatë.
Marrë e hedhur prej erës, udhëve të pista.

Ti vije të ngjyrosje tavalecin pis të shpirtit tim.
Si një Orfikane e bukur e kronologjive të lashta.
Me një majë të hollë pene, t'i lije një shënim.
Statujës sime të hedhur që prej kohësh të largëta.

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success