Si Nje Pikez Vese Poem by skender iljaz braka

Si Nje Pikez Vese

Si një pikë vese.

Sot një pikë vese dua të jem.
Qetësisht të bie mbi të mbjella.
Mbi gjethina lulishtesh të këputem.
Njeriut të mirë ti tregoj shpresat.
Errësirat të çpoj e pafundësisht
të hap horizontet.
Trupin të shtri skajeve të blerta.
Në një shtëpi përdhese dua të bie,
ku një fëmijë i uritur,
prej gjumit ende nuk është ngritur.

Sot një pikë vese dua të jem.
Të shkëlqej siç shkëlqen syri i bukur i një vajze.
Mik të bëhem me rrezet e praruara.
Mbi stacione e metro dua të tretem.
Të vezulloj në sheshe e parqe të dashuruara.

Thursday, July 17, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success