Shkoj Mendueshëm Buzëdetit. Poem by skender iljaz braka

Shkoj Mendueshëm Buzëdetit.

Shkoj mendueshëm buzëdetit.


Mendueshëm shkoj mbi rërën rrezatuese të bregut.
Me trishtim shkel mbi pirgje algash dhe leshteriku.
dhe ndjej sikur prek pluhurin e përhimtë të qytetit,
Si të vdekurin prej sëmundjes së egër të lezbikut.

Përgjatë brigjesh të ngrëna prej dhëmbëve të natës,
bredhoj me dashurinë e frekët të hënës së vetmuar.
Nuk jam pelegrin i huaj me paimet ngarkuar shpinës.
As endacak i lodhur, që një bujtine i qasem për tu qetuar.

Unë vij nga varfëria e thellë e periferisë së qytetit.
Atje ku njerëzit të ashpër bëhen çdo ditë e më shumë.
Ku nëpër fytyra u ka zbritur frikshmëria e rrëmetit.
Aryeja dhe durimi humbasin e tjetërsohen në dhunë.

Vij prej lagjes ku flitet zhargoni më i rëndomtë i jetës.
Prej deltinës kripore me aromën e krekëzave të zhukës.
Andej ku perënditë qorrollepsen çdo ditë drejtë vdekjes.
Dhe dashuritë e brishta pëlcasin si flluckëzat e shkumës.

Këtë ngarkese të rënduar supesh mbi ty dua ta hedh.
Mbi natën prej peshkatarësh e dokerësh të cfilitur.
Helmin e shpirtit mbi shrtatin tënd të yjësuar të derdh.
Dhe me përgjërime të lutem me shpirtin tim të zalisur.

Me dorën tënde prej kristali jepma këtë degëz buzëdeti!
Prej njërës vale në tjetrën lëm të fluturoj një ditë të vetëme.
Si shpend furtunash dua të ngjitem hapsirave të qiellit.
Në folezën e shiut të sterilizoj gjithë fatalitetin e njerëzve.

O det, që thellësive ruan kallirin ëmbëlak të shpresës.
Jepëm një perëndim prej pranverë së bukur të majit.
Një grusht plot me yje jepëm dhe një muzg të praruar,
për t'i vënë si gjerdan orkidesh mbi kristalet e tua.!

Do të shohësh se si duart e mia prej punësh të forcuara.
Si një trandafil i hapur do të fluturojnë përtej pafundësis.
Jepëm një fllad Veriu ta vendos mbi shtatoren e qytetit.
Ndezur të mbaj farin e përjetshëm të paqes dhe mirësisë.

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success