Rrëpirave Të Thepisura Të Hënës Poem by skender iljaz braka

Rrëpirave Të Thepisura Të Hënës

Rrëpirave të thepisura të hënës
rrëshqet mendueshëm hija ime.
Në varrin tim të ftohtë, flokët që më rriten,
sytë m'i mbrojnë prej gjarpërit çukitës
dhe vetëm një xixëllonjë i bënë dritë
emrit tim, që si një shelg vajtues,
kalimtarët e përzishëm pret e përcjell,
me ca vargje të shkëputura prej poezisë së ditës.

Thursday, July 10, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success