Qytetit Tim Poem by skender iljaz braka

Qytetit Tim

Rating: 2.0

Pushtuar i tëri je sot
prej fashosh të trasha resh grirore.
Ngaherë humbasin mes të kaltrës së detit të sert.
Si ujërat e turbullta,
si ujërat e vrenjtura
përpara fillimit të bunacës vjeshtore.
E kaltëra e detit shpesh prej harqe ylberi mbërthehet,
si për të mbuluar gjurmët e dhunës së egër,
që prej vitesh si vraga plagësh të kanë mbetur,
shkaktuar prej gjëmimeve të frikshme të luftës.
Këmisha e purpurt, qëndisur me alga të gjelbërta,
ditët t'i kthen në një det të gjërë pa këngë.
Supet e përgjakur t'i krrus si një peshkatar i vjetër.
Si një peshkatar i përgjumuar,
që me mushamanë e vjetëruar të shiut
gjuan koca dhe levrek
në motin e trazuar.
Qyteti im i heshtur,
o tokë e zezë, e gjakut dhe e varrit.
Një grusht pulëbardhash qiellit i ke hedhur...

Tuesday, September 2, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success