Prej Luftës Jam Kthyer.. Poem by skender iljaz braka

Prej Luftës Jam Kthyer..

Prej luftës tu ktheva sot e dashur,
E përsëri drej luftrash do të shkoj,
në qytete të tjera të ftohtë, të pështjelluara.
Në qytete që kurrë s'kanë egzistuar.
Zëmëratën si një togë bulonësh të shuaj.
Prej një ëndërre të re të ndihem i rrethuar.

Kam ardhur për pak çaste të çmallem me ty.
Djegur dëshirash jam prej largësive të pafundëme.
Dhe shpirtin mbushur e kam me etjen për kripën,
për gruroret dhe barin që buit fushave të murrme.
Për zabelin ku një përroskë puthet me borigën.

E mundimshëme të jetosh në k'të botë të kalbur.
Ku dhe zogu pak ajër të pastër gjen të fluturoj.
Nën vetminë e frikëshme të shkrepave pa diell
dhe muzikën bajate që vjen prej të kazinove.
Shpirti yt dhe i imi, nuk mundet dot të jetoj.

Të gjitha mendimet sot vërtiten tek krizat.
Kudo, ajo që duhet bërë i fshihet qartësisë.
Si qukapiku mbërthyer mështeknës së zezë.
Përthonjësh thepisjet e jetës dua të ngjis.

Ndaj mbi duar lërm t'i mbaj shpatullat e brishta.
Dhe zemrat të trazojm në ishujt e shelgishteve.
Prej luftës jam kthyer e drejtë luftrash do të shkoj.
Mes ngrirjes dhe shrirjes së ngricave të frikshëme

Sunday, July 13, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success