Prej Degjenerimit Total…. Poem by skender iljaz braka

Prej Degjenerimit Total….

Prej degjenerimit total….

Ndjen një moment trishtimi të thellë njeriu,
kur një buzëqeshje shtazore, lë pas një viktimë.
C'mure të rrënuar mbretërinë e mëkatit rrethojnë?
Zoti e mëshiroftë këtë krijesë të poshtëruar!
Prej së largu a pranë, diçka më vjen si një frymim.

Ca fasha drite i ranë sonte kësaj udhe mortore.
Castit kur sytë e një vajze preka perënduar në agoni.
Më ujë ndjeva të më mbusheshin gropëzat e syve.
E nën këtë ujë të nxëht lotësh, dhimbjen e saj lëpi.
Dorën zgjas dhe trupin e ftohtë ia prek me kërshëri.
Si një bujtinare vonuar që portës vazhdon ti trokas.
Engjëlli i mëshirimit, i qëndron mbi flokët e pakrehur.

Prej vitesh kthinës së varfër i ish afruar e uritur.
Vdekjen duke pritur, çdo ditë me të duke luftuar.
Ashtu si kandërrat që brejn një shpirt të cfilitur.
Ish tretur gjer në palcër, lirin duke kryqëzuar.

Zhveshur e tëra prej moralit, nën degjenerim total.
Syrgjynur prej shpërfilljes, në llumit e paturpësisë.
Nën të njëjtën fliqësi zhytur si një kafshë e molepsur.
Të tjera ulërima të papërmbajtura vajzash dëgjoj të ngrinen,
anë këtyre trotuareve përgjakur e të qelbur.

Në tregun e zi me çmim të lirë shet nderin e mohuar.
Si fare pa kuptuar vret e burgos iluzionet e shpresës.
C'mund të nxjerr veç mallkimit një shpirt i helmuar.
që veç një grim pamvarësie, kurrë paqe s'pat kërkuar

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success