Portreti Im. Poem by skender iljaz braka

Portreti Im.

Unë me detin dhe me qytetin tim ngjaj.
Me bukuroshen e ujit dhe me një eros mbi kal.
Ngjaj me nje fik deti rritur brigjeve të tij.
dhe me ca bedena që flen e çelin çdo maj.

Ndaj më kot mos u lodhni të kërkoni
portretin tim mes të tjerësh poet.
Unë jam një copëz det në miniaturë.
Një copëz anije e vogël jam,
ankoruar në molin e shkret.

Portreti im do tu kujtoj perëndimet e detit,
netët e ndriçuara prej një drite të hollë
dhe të gjitha dhimbjet e qytetit.

Mos më thërrisni për poezinë tu mbaj një leksion.
Kam kohë që me fatin tim të mjerë
së bashku me të larg kam shkuar.
Me anijen time të vogël kam ikur
nëpër dete të pabesa,
nëpër dete të frikshëm piratësh kam ikur,
andej nga ku fryjnë përrherënjë ca erëra të hekurta.
ku me qiejt grinden e përfyten me ca re të çmëndura.

Andej kam ikur nga ku dallgët e përthyera i lëpihen
tokës sime të djegur.

Qysh prej fëmijërisë ua kisha mësuar
huqet dhe gjuhën dallgëve
dhe kur thellësive të errëta më tërhiqnin,
përsëri mbi gjelbërime ujërash të qeta më nxirrnin
dhe më hidhnin si kripën e thatë përmes flakëve.

Mësuar jam me jetën të shahem, të puthem, të kapem,
si me tokën e ashpër gjuhët e briskëta të dallgëve.

Unë kam një portret disi ndryshe prej të tjerëve poet.
Syve të mi do të gjeni një far, një spirancë, një direk.

Monday, September 1, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success