Pas Shumë Vitesh… Poem by skender iljaz braka

Pas Shumë Vitesh…

Pas shumë vitesh….

Rastësisht një ditë buzë detit u takuam.
Sa shumë e ndyra kohë neve na kishte vrarë.
Për sytë e ty unë vija disi më i burrëruar.
E ti për mua, diçka më serioze ngasa më parë.
Sa shpejtë na shkuan vitet, fare pa kuptuar.
Si vetëtima që i shfaqet një qielli të përhimt.
Thellë sytë e tu të bukur, flakëronin ende zjarr.
E prej lëngimit shpirti im ishte djegur, ishte tharë.
Këto pika shiu…

Ah këto pika shiu vjeshtor rëndë më ç'mishërojnë…
Kthyer në akuza që më shtyp me peshën e trishtimit.
Vetmuar në dhomën time burg, shpirtin m'a lëndojn.
Më ngren e më përplasin fuqishëm kulmit të lëndimit.

I mbështjellë kësaj nate po ndihem prej harresës së dëborës.
Ndaj sytë me ngulm natës i kërkoj për të parë tej errësirën.
Përtej botës së të panjohurave shtegëtova gjithçka timen.
I ndriçuar për të mbetur prej pëshpërimës së vetëtimës.

Këto pika shiu më duken fashikuj lexuar prej fantazmash.
Rrugina të harruara, të shkretuara shtegëtimi më duken.
Në botë grabitqare vetëm ti më shfaq një ngjashmëri vizionesh.
Vetëm ti m'i largon këto pamje jonjerëzore të shpërfytyruara.

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success