Për Sa Kohë Që Ishim Të Dashuruar Poem by skender iljaz braka

Për Sa Kohë Që Ishim Të Dashuruar

Për sa kohë që ishim të dashuruar
Për sa kohë që ishim të dashuruar
çdo ditë, diçka tek ne ndryshonte veç për mirë.
Sjellja ndaj njerëve na bëhej më e lakuar.
Më të qetë se qetësia e natyrës bëheshim,
Më të përmbajhtur, më të duruar.
Mbushur ishim për jetën me pasion dhe dëshirë.

Për sa kohë që ishim të dashuruar
na shkundeshin dobësit si gjethe pemësh në rrëzim.
Fytyrat na merrnin ngjyrimet e pranverës
Në fije bari ktheheshim mbushur me blerim.

Për sa kohë që ishim të dashuruar
Në zogj të egër mali u shndërruam.
Cicërima shumëngjyrshe përhapnim
mbi lëndinat e djegura të yjësive.
Për detin e kaltër në pulëbardha u kthyem.
Na pëlqente të luanim mbi valët gazmore
dhe si peshq të humbisnim thellësive.

Për sa kohë që ishim të dashuruar
qiellit iu bëm dy re pupëlore
që enden e puthen buzëmbrëmjesh
oh...deri në agim.
Veten nuk them e dashur se e gënjyem.
Sepse ne muarrëm dhe dham gjithçka për dashurinë

Friday, October 3, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success