Për Kalorsin E Kaltër Të Ferrit. Poem by skender iljaz braka

Për Kalorsin E Kaltër Të Ferrit.

Ti puthje sytë e netëve të ftohta.
Buzët e netëve të trishta.
Gjinjët e tharë të netëve të hidhura.
Dhe ferrit tënd i thurrje këngë melankolike.
Me zë koke i këndoje mbështetur pravazit të dritares,
nën dritën qiellore të hënës qumështore.

Llagëmeve të lagështa të ferrit.
Mes kodeve të dashurisë tënde të humbur,
ngatërroheshin jehonat konfuze.
Ti bridhje përhumbshëm si të ishe një gjysmë trup,
si të ishe njëgjysmë perëndi,
heshtuar prej një kalorësi të ndyrë.

Kalorësi i kaltër i ferrit,
melodis tëde të trisht
i vishte vargjet e vjedhura të poetit.
Me ferrëtaret e ferrit të tij bënte orgji.

Oh, rënkim i dhimbshëm i zëmrës tënde të pashpresë!
Që skajeve të horizontit bredh me melodinë e pavdekësis.
Mbushja kësaj nate grushtet
me mushtin e ardhur të dashurisë
Dhe lërë të humburin e të humburve,
të humbas nëpër errësirën e ferrit të tij.

Wednesday, May 28, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success