O Supet E Mia...... Poem by skender iljaz braka

O Supet E Mia......



O supet e mia..........

O supet e mia mal rënduara,
mal grryera, mal thërrmuara.
Prej mishi, eshtrash dhe gjaku të pampiksur.
Gjithë jetën më mbetët si hirushja plot hire.
Kështjellë me bedena të pathyeshme,
po aq madhështore sa mburojat dhe përkrenaret ilire.
Rrufepritëse për qiej shkrepetimash.
Dallgëthyese për dete tërbimesh.
Hekurkthyese për konflikte përplasjesh.
Zhëzhitur prej flakësh.
Tkurrur prej hallesh.Tretura prej mallesh.
O supet e mija që kokën kurrë s'ma ulët.
Me forcë titanike, e gjallë mystësia jote.
Myzavat e tua pluguar prej djersës,
udhët e mija u bënë për të sotshëmen
dhe dritët e së nesërmes.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success