Nuk Di Ku Më Humbe Poem by skender iljaz braka

Nuk Di Ku Më Humbe

Nuk di ku më humbe

Nuk di ku më humbi hija jote.
Në ç'metro a udhëkryq nuk e di,
Mjegull e padukshme që lumit i tretet.
Mes njerëzve që shpenguar shkonin udhëve të qytetit,
Ti si hije nate m'u zhduke, mu vodhe.
Ike, siç lind e zhduket papritmas misteri magjisë.
Një grusht pluhuri syve të mi të lagur u hodhe.
Gjithçkaje duke i dhënë trajtën e dhimbshëme të vetmisë.
Shpirti, si një varkëtar i lodhur prej meje tu largua.
Kokën time të prerë buzë një udhe le
të ngulur mbi një qysqi.
Asaj buzëmbrëmjeje të trisht,
si tingujt e obosë më kumbonte zëri yt.
Me jehonë grykash të errëta binte mbi mua.
Parfumi yt i freskët s'di se si më shponte.
ndërsa kujtimi i plakur thellë trupit më brente,
më grryente, më lëndonte.
Në fund humnerash, qofshë në parajsë a ferr.
Për mua të vdekurin ka pak rëndësi.
Unë si Orfeu i gjor, Euridikën do të kërkoj.
Për të nxjerr në dritën e ëmbël të dheut.
E me ty do të bëjë përsëri dashuri.
Nuk di ku më humbe.....
Nuk e di...

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success